Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej dy raste të braktisjes së fëmijëve në të gjithë vendin.
Krahasuar me muajin janar, kur nuk është raportuar asnjë rast, ky numër tregon një rritje të lehtë.
Rastet e evidentuara për muajin shkurt janë regjistruar në komunat e Gjilan dhe Klina, me nga një rast secila, ndërsa komunat e tjera nuk kanë raportuar raste të tilla.
Të dhënat bëjnë pjesë në raportin mujor për mirëqenien sociale, i cili ka për qëllim të pasqyrojë gjendjen dhe sfidat sociale në Kosovë.

