Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tronditje në Preshevë: Hetime për shantazh dhe abuzim seksual midis të miturve

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/10/2025
in Lajme
0
Tronditje në Preshevë: Hetime për shantazh dhe abuzim seksual midis të miturve
0
SHARES
163
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Preshevë – Sipas burimeve të Qendra.info, policia në Preshevë dhe Vranjë ka hapur hetime për një rast të rëndë të shantazhit, abuzimit dhe zhvatjes seksuale midis të miturve, që ka tronditur qytetin dhe opinionin publik.

Hetimet kanë nisur pas denoncimit të një prindi, vajza e të cilit – një nxënëse e vitit të parë të shkollës së mesme – ishte shantazhuar nga bashkëmoshatarët e saj përmes fotove komprometuese të publikuara në rrjetet sociale. Burime policore për Qendra.info konfirmojnë se vajza kishte qenë nën presion dhe kërcënime për disa vite, që prej kur ishte nxënëse e klasës së shtatë.

Të miturit e dyshuar, të moshës 14 deri në 16 vjeç, kishin hapur llogari të rreme në rrjete sociale për të shpërndarë imazhet dhe për të ushtruar presion ndaj viktimave. Një vajzë tjetër ka dëshmuar se u detyrua të zhvishte gjatë një video-telefonate nën kërcënim dhe më pas u abuzua fizikisht nga disa persona në një ndërtesë pranë stadiumit të qytetit.

Rasti është aktualisht nën hetim nga policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, e cila ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe marrjen e provave përkatëse. Në hetim janë përfshirë gjithashtu administrata e shkollës dhe Qendra për Punë Sociale në Preshevë.

Për arsye sigurie, policia ka sekuestruar armët që babai i njërës prej vajzave i mbante me leje, pasi ekziston frika se mund të ketë përshkallëzim të konflikteve ndërmjet familjeve të përfshira.

Ndërkohë, në Gjykatën e Lartë të Vranjës po zhvillohet një proces tjetër ndaj një të mituri që kishte filmuar dhe shpërndarë pamje të paligjshme të bashkëmoshatarëve dhe një mësueseje, rast që ka shtuar shqetësimet për fenomenin e abuzimeve digjitale dhe dhunës midis të rinjve.

Qendra.info do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë rast të ndjeshëm, duke sjellë informacione të verifikuara mbi zhvillimet e hetimeve. /Qendra.INFO

Related

Previous Post

Ambasada Amerikane lëshon paralajmërim për sigurinë pas incidentit para Kuvendit të Serbisë

Next Post

Kurti takon Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioritet i Kosovës

Next Post
Kurti takon Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioritet i Kosovës

Kurti takon Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioritet i Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.