Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për provën e një rakete të re me energji bërthamore. Trump e ka cilësuar si të papërshtatshme deklaratën e homologut të tij.
“Është e papërshtatshme që Putini ta thotë këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë,” tha Trump nga avioni presidencial gjatë turneut të tij në Azi.
Ai theksoi se lufta, që duhej të zgjaste një javë, tashmë po hyn në vitin e katërt, duke shtuar se testimi i raketave nuk zgjidh problemet reale të konfliktit.
Trump ka premtuar më parë se do të përpiqet të mbyllë konfliktin në Ukrainë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, por negociatat mes Moskës dhe Kievit vazhdojnë të jenë të ngërthyera.
Forcat ruse vazhdojnë të fitojnë terren gradualisht, duke shkaktuar përplasje të kushtueshme me Ukrainën.

