Lideri amerikan u tha më parë gazetarëve se ky ishte takimi më i rëndësishëm për të, sepse, siç u shpreh, “do të përfundojë diçka që ndoshta nuk është dashur të kishte nisur kurrë”.
“Duam ta përfundojmë luftën në Gaza. Do ta përfundojmë. Ndoshta mund ta përfundojmë menjëherë”, theksoi ai.
Trump deklaroi se në takim ishin “të gjithë lojtarët e mëdhenj përveç Izraelit, por që ai do të jetë i radhës”, duke iu referuar një takimi të planifikuar për javën e ardhshme me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e përshkroi takimin me Trumpin si “shumë frytdhënës”. Erdogan tha se do të publikohet një deklaratë e përbashkët nga takimi dhe se ishte “i kënaqur” me rezultatet, por nuk dha më shumë detaje.