Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Hamasit është “më shumë se shumë afër”, duke e cilësuar momentin si një prej më të rëndësishmëve në historinë e qytetërimit.
Në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump tha se po punon ngushtë për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se, nëse Hamasit i pranon ofertën, marrëveshja parashikon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve brenda 72 orëve.
“Kjo është potencialisht një nga ditët më të mëdha në historinë e qytetërimit,” deklaroi Trump, duke e cilësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit rajonal.
Trump dhe Netanyahun prezantuan planin e tyre paqeje, i përbërë nga 21 parime, për të cilin Trump tha se ka marrë mbështetje të gjerë. Sidoqoftë, ai paralajmëroi se pranimi nga ana e Hamasit ende nuk është i garantuar.
Ky zhvillim shënon një tjetër përpjekje të fuqishme diplomatike për ndalimin e konfliktit në Gaza dhe për avancimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqësore.