Në fjalimin e tij në Davos, presidenti amerikan Donald Trump, përmend homologun e tij francez, Emmanuel Macronin dhe e talli atë për syzet e tij të diellit që i mbante në Davos (për shkak të një problemi me sytë).
“E pashë dje me syzet e tij të bukura të diellit. Çfarë dreqin ndodhi?!”, pyet ai.
Pastaj ai tregon se si foli me Macronin disa kohë më parë për nevojën për të rritur çmimin e recetave dhe barnave, pasi “ata ia kanë dalë mbanë me këtë mashtrim për një kohë të gjatë”.
Ai thotë se Macron refuzoi vazhdimisht ta bënte këtë, por e kërcënoi me tarifa ndëshkuese prej 25% për “gjithçka që shisni në SHBA dhe një tarifë 100% për verërat dhe shampanjat tuaja” dhe iu deshën “tre minuta” për ta bindur të thoshte se do të bindej.
Ai thotë se i kërkoi Macronit të dyfishonte koston e recetave sepse “na ke mashtruar për 30 vjet”.

