Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Turqia propozon samit me udhëheqësit botërorë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas Kiev, ka theksuar nevojën urgjente për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke propozuar arritjen e një paqeje të përhershme brenda këtij viti.

Valon Arifi by Valon Arifi
30/05/2025
in Lajme
0
Turqia propozon samit me udhëheqësit botërorë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai nënvizoi rëndësinë e negociatave të zhvilluara në Stamboll më 16 maj, që sipas tij janë një fillim i ri për dialogun mes palëve.

Fidan bëri thirrje për organizimin e një samiti të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Qëllimi i këtij takimi është arritja e një armëpushimi afatgjatë dhe krijimi i mundësisë për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

Ai paralajmëroi gjithashtu ndikimin e luftës në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe marrëdhëniet ndërmjet Evropës dhe SHBA-së, duke theksuar se kostoja më e madhe e konfliktit po bie mbi Ukrainën. “Qytetet e shkatërruara janë ukrainase, jetët e humbura janë të ushtarëve ukrainas. Kjo luftë duhet të ndalet sa më shpejt”, përfundoi ministri turk./Periskopi/

Related

Previous Post

PDK dorëzon ankesë në ZRrE: Vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë është i paligjshëm dhe i dëmshëm

Next Post

Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut: “Gjithçka është e shkruar e zeza mbi të bardhë”

Next Post
Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut: “Gjithçka është e shkruar e zeza mbi të bardhë”

Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut: "Gjithçka është e shkruar e zeza mbi të bardhë"

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.