Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar fuqishëm pas videos dhe pamjeve që qarkullojnë në media, ku shihet se në varrimin e vëllait të Gjestit po bëheshin xhirime pa respekt.
“Mediat sociale janë të fuqishme, por edhe të rrezikshme. Ato janë ndërtuar mbi vëmendjen, por nuk duhet kurrë të lavdërojnë llojin e gabuar të vëmendjes! U trondita kur pashë njerëz duke filmuar me telefon në një varrim”, shkruan Dafina.
Këngëtarja vazhdon me një reagim të ashpër:
“Kjo është absurde, çnjerëzore dhe jashtëzakonisht mungesë respekti. Ajo që duhet të jetë një moment privat, shndërrohet në një cirk. Një ditë do t’i mësoj djalit tim: Këta janë njerëzit nga të cilët duhet të rrish larg, ata që japin shembullin më të keq.”
Ky reagim i Dafinës ka shkaktuar jehonë të madhe në rrjetet sociale, duke hapur një debat mbi etikën dhe respektin ndaj momenteve private dhe dhimbjes familjare.