Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

UHZ nën Akuzë: Profesorët Denoncojnë Vendim të Paligjshëm të Kryesueses Abdyli-Pozhari

Qendra Info by Qendra Info
21/07/2025
in Lajme
0
MASHTI ndërhyn në autonominë e Senatit të Universitetit të Pejës
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre profesorë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Hajrija Shkrijelj, Valdrin Misiri dhe Berat Aqifi, kanë ngritur padi kundër institucionit, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe të motivuar politikisht vendimin e Këshillit Drejtues për anulimin e zgjedhjes së katër anëtarëve të rinj të këtij këshilli.

Sipas padisë, në mbledhjen e Senatit të datës 1 korrik, profesorët Shkrijelj, Misiri, Arsim Kelmendi dhe Berat Aqifi u zgjodhën anëtarë të Këshillit Drejtues me mandat tre-vjeçar. Por, vetëm një ditë më pas, Këshilli Drejtues, i kryesuar nga Emine Abdyli-Pozhari, vendosi ta shfuqizojë zgjedhjen, duke argumentuar se anëtarët u zgjodhën nga përbërja e re e Senatit, mandati i të cilit fillon më 1 tetor, me nisjen e vitit të ri akademik.

Paditësit theksojnë se Këshilli Drejtues nuk ka kompetenca për të anuluar vendimet e Senatit dhe se vendimi u mor pa kuorumin e nevojshëm. Ata shtojnë se zgjedhjet u organizuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor i universitetit, i cili konfirmoi mbarëvajtjen e procesit. Sipas profesorëve, vendimi i kryesueses Abdyli-Pozhari, i marrë me vetëm tre vota dhe me përfshirjen e anëtarëve me konflikt interesi, përbën tejkalim të kompetencave dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një përgjigje për KOHËN, kryesuesja e Këshillit Drejtues, Emine Abdyli-Pozhari, mohoi akuzat për tejkalim kompetencash, duke thënë se vendimi u mor për të garantuar ligjshmërinë, bazuar në Statutin e universitetit dhe opinionin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Ajo sqaroi se në mbledhjen e 2 korrikut morën pjesë tetë nga nëntë anëtarët e Këshillit, ku katër anëtarë votuan për anulimin, duke përmbushur minimumin e kërkuar për vendimmarrje.

Megjithatë, profesori Valdrin Misiri e cilësoi vendimin si “qartësisht të paligjshëm” dhe në kundërshtim me statutin e universitetit. “Kryesuesja Abdyli-Pozhari ka shfuqizuar pa të drejtë dhe pa rend dite vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues dhe komisionin profesional për zgjedhjen e rektorit. Me vetëm tre vota nga shtatë anëtarë dhe kjo vërtetohet nga proceverbali i mbledhejes së KD-së, ky veprim shkel autonominë institucionale dhe vullnetin e organeve zgjedhore. Znj. Abdyli duhet të japë llogari për këto veprime,” tha Misiri.

MASHTI, përmes një deklarate, konfirmoi se opinioni ligjor, në të cilin thirret Abdyli-Pozhari, u lëshua më 15 korrik, 13 ditë pas vendimit të Këshillit Drejtues. Çështja tashmë është në gjykatë, ku pritet të shqyrtohet ligjshmëria e veprimeve të Këshillit Drejtues.

Burimi: KOHËN

Related

Previous Post

Numri i të vdekurve në Gaza shkon në mbi 59 mijë

Next Post

Pejë: Policia procedon 62 kundërvajtje në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Next Post
Pejë: Policia procedon 62 kundërvajtje në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Pejë: Policia procedon 62 kundërvajtje në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.