Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Unioni i Turizmit të Kosovës vlerësohet me çmimin “Balkan’s Best Tourism Innovations”

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
06/12/2022
in Ballina
0
Unioni i Turizmit të Kosovës vlerësohet me çmimin “Balkan’s Best Tourism Innovations”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni i Turizmit të Kosovës më datën 02 dhe 03 dhjetor 2022  është vlerësuar me  çmimin “Balkan’s Best Tourism Innovations” në eventin “Balkan Awards of Tourism Industry 2022” të organizuar nga agjencia e komunikimit publik VIP Communication Ltd.

Me pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani dhe shtrirje në mbi 50 media evropiane, ky kontest dëshmon standardin, punën dhe sukseset e Unionit të Turizmit të Kosovës si njëra ndër Organizatat më të mira dhe me kontribuuese në mbështetje të bizneseve dhe zhvillimit të turizmit në Ballkan. Një vlerësim jashtëzakonisht i mirë jo vetëm për Unionin e Turizmit të Kosovës por edhe për shtetin e Kosovës dhe turizmin e saj.

Vlen të theksohet që në këtë ceremoni u ndan edhe çmime për sektorin e hotelerisë dhe u vlerësuan edhe dy hotele nga Kosova ku Hotel Astoria Luxury & SPA u vlerësua me çmimin ‘Hoteli më i preferuar me 5 yje’ dhe Hotel Dukagjini – Pejë me çmimin ‘Best Business Tourism” për vitin 2022.

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti  tha se gjatë qëndrimit 4 ditor në mbështetje edhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari e në veçanti të Ambasadorit Delfin Pllana arritëm të nënshkruajnë edhe dy marrëveshje bashkëpunimi  me Asociacionin e Agjensioneve turistike të Bullgarisë dhe Associacionin e Hoteleve të Bullgarisë.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është thellimi i bashkëpunimit shkëmbimi i përvojave, intensifikimi dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të rritjes së numrit të vizitorëve .

Nënshkrimi i marrëveshjeve u organizua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje.

Prezente në ngjarje ishte edhe zv.Kryeministrja e Republikës së Kosovës Emilia Redjepi,

“Unioni i Turizmit të Kosovës falënderon të gjithë stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari, kompaninë Adria Tours, në krye me pronar Granit Bajra për mbështetjen dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e UTK drejt këtyre sukseseve”, thuhet tutje në njoftim.

 

Related

Previous Post

Të premten seanca e Kuvendit, në rend dite Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publikë

Next Post

Kosova rrezikon t`i humbë 39 milionë euro në Arbitrazh

Next Post
Kosova rrezikon t`i humbë 39 milionë euro në Arbitrazh

Kosova rrezikon t`i humbë 39 milionë euro në Arbitrazh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.