Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me superprodekan – punëtor i Serbisë ditën, zyrtar i Kosovës natën, rekordmen i shkeljes së ligjit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/08/2025
in Lajme
0
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan me superprodekan – punëtor i Serbisë ditën, zyrtar i Kosovës natën, rekordmen i shkeljes së ligjit
0
SHARES
247
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i prodekanit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Lulzim Rashiti, nuk është as i ri e as i panjohur. Qendra.info kishte raportuar më herët se ai mbante një këmbë në Kosovë dhe tjetrën në Serbi – duke ushtruar paralelisht dy funksione të plota. E megjithatë, as pas denoncimeve publike, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Më 22 gusht 2025, në Bujanoc, Rashiti është shfaqur sërish zyrtarisht në rolin e përfaqësuesit të Odës Ekonomike të Serbisë, në një takim ku morën pjesë edhe drejtues të lartë ekonomikë serbë dhe Nenad Mitroviq, kreu i trupit koordinues të Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Ky takim është dëshmi e qartë se Rashiti nuk ka braktisur asnjëherë funksionin e tij në Serbi, pavarësisht se mban edhe pozitën e prodekanit në Gjilan. Në praktikë, ai vazhdon të mbajë dy punë me orar të plotë, në dy shtete të ndryshme – diçka që ligjërisht është e pamundur.

Ligji i Punës në Kosovë është i qartë: një punonjës mund të ketë vetëm një marrëdhënie pune me orar të plotë. Rashiti, nga ana tjetër, ka nënshkruar edhe një Deklaratë nën Betim në Agjencinë e Akreditimit, ku ka garantuar se respekton këtë dispozitë. Nëse faktet provojnë të kundërtën, kemi të bëjmë me një deklarim të rremë – një vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës.

Në këtë situatë, lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje të qarta:

  1. Si është deklaruar Lulzim Rashiti si bartës programi në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, nëse njëkohësisht ka angazhim të plotë në Serbi?
  2. A ka marrë Rashiti leje zyrtare nga menaxhmenti i Universitetit “Kadri Zeka” për këtë angazhim në Serbi?
  3. Pse institucionet e Kosovës po heshtin për një rast kaq flagrant të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit?

Rasti i Rashitit nuk është thjesht një incident personal, por një provë e gjallë se si mungesa e reagimit institucional hap derën për abuzim dhe dyfytyrësi në sistemin akademik e publik të Kosovës.

Related

Previous Post

Presidentja e Kosovës Mirëpret Zhbllokimin e Procesit Parlamentar dhe Urimet për Kryesinë e Re të Kuvendit

Next Post

Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Next Post
Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Kryeministri Kurti pret Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.