Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Kulturë

PDK i bën thirrje Prokurorisë të veprojë pas vendimit të Supremes: “Mbajtja e dy funksioneve përbën vepër penale”

16/07/2025
in Kulturë
Reading Time: 3 mins read
PDK i bën thirrje Prokurorisë të veprojë pas vendimit të Supremes: “Mbajtja e dy funksioneve përbën vepër penale”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, duke deklaruar se mbajtja e njëkohshme e funksionit të ministrit dhe deputetit përbën shkelje të ligjit dhe vepër penale. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e aktgjykimit të Supremes.

Në një konferencë për media, Gruda tha se vendimi i djeshëm i Supremes, i bazuar në Ligjin për Qeverinë, ka konfirmuar se ushtrimi i dy funksioneve nga anëtarët e kabinetit qeveritar është i kundërligjshëm dhe jokushtetues.

“Ky vendim nuk vlen vetëm për ministrin Hekuran Murati, por për të gjithë ministrat dhe vetë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës,” deklaroi Gruda.

Sipas tij, çdo ditë që këta zyrtarë publikë vazhdojnë të mbajnë të dy pozitat, përbën shkelje penale për moszbatim të një vendimi gjyqësor. Ai i kërkoi Kurtit dhe ministrave të respektojnë vendimin dhe të lënë menjëherë postet ekzekutive, duke i deleguar ato te zëvendësit e tyre.

Gruda paralajmëroi se sulmet ndaj gjyqësorit nga përfaqësues të qeverisë janë të papranueshme, ndërsa theksoi se Kosova ka nevojë për sundim të ligjit dhe jo për njerëz mbi ligjin.

Reagim edhe ndaj vendimit të Speciales për Thaçin dhe të tjerët

Në të njëjtën konferencë, Gruda reagoi edhe ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që të mos pranohet mocioni për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Ky është një rast i humbur për drejtësinë ndërkombëtare. Mungesa e pranimit të kërkesave të mbrojtjes dhe mënyra se si po zhvillohet procesi janë shqetësuese,” tha Gruda.

Ai akuzoi gjykatën dhe prokurorinë se po veprojnë si “një trup i vetëm”, duke mos garantuar trajtim të barabartë për mbrojtjen.

Megjithatë, Gruda u shpreh i bindur se e vërteta do të dalë në dritë:

“Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Ne presim me besim të plotë vendimin përfundimtar për lirimin e tyre të përhershëm.”

Thirrje për respektim të Kushtetutës dhe drejtësisë

PDK, përmes deputetit Gruda, ka kërkuar respektim të Kushtetutës, zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe ruajtjen e integritetit të institucioneve të drejtësisë, si bazë për funksionimin demokratik të shtetit.

Related

Previous Post

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Next Post

Vdes një person pasi bie nga lartësia pranë hotelit “Grand” në Prishtinë

Next Post
Vdes një person pasi bie nga lartësia pranë hotelit “Grand” në Prishtinë

Vdes një person pasi bie nga lartësia pranë hotelit “Grand” në Prishtinë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Dënim historik nga UEFA: FK Arsenal Tivat përjashtohet për 10 vjet nga garat evropiane

Dënim historik nga UEFA: FK Arsenal Tivat përjashtohet për 10 vjet nga garat evropiane

16/07/2025
Shefja e BE-së përballet me votëbesim

Komisioni Evropian propozon buxhet rekord prej 2 trilionë euro për BE-në (2028–2034)

16/07/2025
Tragjedia në Potam: Shpallen të pafajshëm pesë policët, familjarët të zhgënjyer

Tragjedia në Potam: Shpallen të pafajshëm pesë policët, familjarët të zhgënjyer

16/07/2025
Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

Një ditë e rëndësishme për Preshevën dhe gjithë Luginën

16/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Dënim historik nga UEFA: FK Arsenal Tivat përjashtohet për 10 vjet nga garat evropiane

Dënim historik nga UEFA: FK Arsenal Tivat përjashtohet për 10 vjet nga garat evropiane

16/07/2025
Shefja e BE-së përballet me votëbesim

Komisioni Evropian propozon buxhet rekord prej 2 trilionë euro për BE-në (2028–2034)

16/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info