Prishtinë, 10 tetor 2025 – Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se zgjedhjet për kryeqytetin janë vetëm dy ditë larg.
“2 ditë na ndajnë nga Prishtina funksionale! 💙 Bashkë do ta kthejmë Prishtinën në qytet që funksionon për të gjithë. Platforma jonë është e vetmja me zgjidhje konkrete për secilin problem të qytetit, dhe me projekte që do ta përmirësojnë jetën në çdo lagje e në çdo fshat,” shkroi Ismaili.
Ai ka ftuar qytetarët që të njihen me platformën e tij të zgjidhjeve për Prishtinën, e cila është publikuar në: kohaperprishtinen.com/platformaezgjidhjeve.
Ky postim vjen në prag të zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, ku kandidatët po prezantojnë platformat e tyre për zhvillimin e kryeqytetit.

