Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Kiosqeve të Prishtinës, ku diskutuan sfidat që përballen bizneset e vogla në kryeqytet.
“Sot u takova me përfaqësuesit e Shoqatës së Kiosqeve të Prishtinës — njerëz që çdo ditë punojnë për qytetin, por që prej vitesh janë lënë në harresë nga komuna. Janë qytetarë të ndershëm që punojnë pa siguri, pa kushte dhe me leje të përkohshme që rinovohen çdo vit. Në mandatin tim, kjo do të ndryshojë. Kiosqet do të kenë status të rregulluar, kushte dinjitoze pune dhe trajtim të drejtë nga komuna. Askush që punon ndershëm nuk do të ndihet i përjashtuar në Prishtinën funksionale,” ka deklaruar Ismaili.