Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shpenzuar më së shumti para për reklamim në rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore, dhe në krye të saj qëndron kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, Uran Ismaili.
Sipas të dhënave të publikuara të shtunën, Ismaili ka shpenzuar 6,318 euro në reklama në Facebook dhe Instagram, duke u renditur si kandidati më aktiv dhe më investues në fushatën digjitale.
Në vendin e dytë është kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, me 2,264 euro të shpenzuara për reklama.
Në top katërshen hyjnë edhe dy kandidatët tjerë për kryetar të Prishtinës:
-
Besa Shahini me 1,828 euro,
-
Përparim Rama me 1,593 euro.
Edhe në Prizren, fushata online po kushton:
-
Zafir Berisha i Nismës ka shpenzuar 808 euro,
-
Driton Selmanaj i LDK-së 724 euro.
IKD pritet të publikojë edhe raportet e tjera të monitorimit financiar të fushatës, duke përfshirë transparencën e partive dhe burimin e financimeve për reklama në internet.
/ Qendra.info