Prishtinë, 15 tetor 2025 – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Von der Leyen do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën do të zhvillojë një takim zyrtar në Presidencë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, presidentja e KE-së do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi ndërmjet tyre pritet të fillojë në ora 13:00, sipas komunikatës për media.
Kjo vizitë shënon të parën vizitë të Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë si presidente e Komisionit Evropian. Ajo pritet të diskutojë me liderët kosovarë për procesin e integrimit evropian, marrëdhëniet Kosovë–BE, si dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.