Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor – BE shtyn publikimin e raportit vjetor për shkak të turit ballkanik

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/10/2025
in Lajme
0
Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor – BE shtyn publikimin e raportit vjetor për shkak të turit ballkanik
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në mes të tetorit, në kuadër të një turi rajonal që synon të riafirmojë perspektivën evropiane për gjashtë shtetet e rajonit.

Sipas burimeve brenda institucioneve të BE-së, von der Leyen do të nisë vizitën më 13 tetor dhe do të takohet me udhëheqësit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi i saj në Kosovë është paraparë për datën 15 tetor, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Si pasojë e këtij turi, Komisioni Evropian ka shtyrë publikimin e raportit të përvitshëm të progresit për fillim të nëntorit, ndonëse zakonisht publikohet në tetor. Ky vendim shihet si një përpjekje për ta paraqitur vizitën si një hap pozitiv, ndonëse pritet që raportet të mos përmbajnë shumë vlerësime optimiste.

Raporti për Kosovën pritet të fokusohet kryesisht në ngërçin institucional, ndërsa për Serbinë do të theksohet kriza e brendshme dhe protestat e vazhdueshme. Bosnja e Hercegovina cilësohet në “krizë shtetërore”, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar nga vetoja bullgare. Shqipëria dhe Mali i Zi janë të vetmet vende që shënojnë hapa më përpara në procesin e integrimit.

Related

Previous Post

Policia e Gjilanit shqipton mbi 1400 gjoba në vetëm një javë – apel për kujdes në trafik

Next Post

Prokuroria në Hagë: “Të parëndësishme” masakrat e Serbisë në Kosovë – refuzon provat e mbrojtjes së Jakup Krasniqit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.