Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ushtari izraelit i jep fund jetës: I shoh trupat gjatë gjithë kohës

Valon Arifi by Valon Arifi
07/07/2025
in Lajme
0
Ushtari izraelit i jep fund jetës: I shoh trupat gjatë gjithë kohës
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Daniel Edri, një ushtar 24-vjeçar i IDF-së, i dha fund jetës të shtunën në pyllin Biriya, pranë qytetit Safed, ku kishte kaluar fëmijërinë.

Ai kishte vuajtur nga probleme të rënda të shëndetit mendor, ndërsa përpiqej të përballonte dhimbjen, imazhet dhe aromat që e përndiqnin nga përvojat e tij në Liban dhe Gaza, ka shkruar The Jerusalem Post.

Nëna e tij, Sigal, po i bën thirrje autoriteteve që Danielit t’i jepet një funeral ushtarak, në nderim të shërbimit të tij. Deri më tani, kjo kërkesë nuk është miratuar. Ajo tha se djali i saj kishte shërbyer për periudha të gjata në vijat e para të luftimeve në të dyja frontet – në jug dhe veri.

“Danieli më tregonte për tmerret që kishte parë. Më thoshte: ‘Mami, nuk mund të ndal së nuhaturi trupat dhe i shoh trupat gjatë gjithë kohës’”, kujtoi ajo.

Gjendja e tij mendore u përkeqësua ndjeshëm me kalimin e kohës. Javën e kaluar, ai kërkoi të shtrohej në një spital psikiatrik, nga frika se mund t’i bënte diçka vetes. Megjithatë, personeli i spitalit i kërkoi të priste dhe e siguroi se së shpejti do të transferohej në një qendër kujdesi.

“Koha nuk ishte në anën e tij. Dhimbja ishte shumë e madhe për ta përballuar,” tha nëna e tij duke qarë.

Related

Previous Post

Si të parandaloni infeksionet e veshkave me një shegë në ditë

Next Post

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Next Post
Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.