Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ushtria serbe stërvitet në kufi me Kosovën, kërkohet reagim institucional

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/03/2026
in Lajme
0
Ushtria serbe stërvitet në kufi me Kosovën, kërkohet reagim institucional
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar lidhur me stërvitjet ushtarake që po zhvillohen pranë kufirit të Kosovës, në afërsi të kësaj komune.

Përmes një reagimi publik, ai i ka cilësuar këto aktivitete si shqetësuese dhe provokuese për qytetarët, duke theksuar se prania e forcave ushtarake dhe mjeteve ajrore pranë zonave të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tension të panevojshëm.

Hyseni ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për këto zhvillime dhe u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën.

“Stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Komunës tonë, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët tanë. Prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të angazhohemi fuqishëm për mbrojtjen e interesit të tyre”, shkruan Hyseni.

Related

Previous Post

Kryeziu: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje-Parlamenti ka dështuar në zgjedhjen e Presidentit

Next Post

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, lirohen në procedurë të rregullt

Next Post
Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, lirohen në procedurë të rregullt

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, lirohen në procedurë të rregullt

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.