Policia ka njoftuar të martën se e dyshuara ka qenë në gjendje të dehur.
Ajo është shoqëruar në stacion policor për intervistim, që sipas Policisë do të ndodhë pas këndelljes nga dehja.
“Është raportuar se një femër kosovare në gjendje të dehur ka kanosur nënën e saj. E dyshuara është shoqëruar në stacion dhe pritet të intervistohet pasi të këndellet nga dehja”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori./Periskopi/