Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Valon Syla godet Hekuran Muratin: Qysh ki me ja qitë rrogën vetit-rrogat si deputet si ministër apo dy rroga

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka ironizuar me ministrin në largim, Hekuran Murati, për të cilin tha se “Hekurani po e han hekurin në konferencë për shtyp”, shkruan Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
16/04/2025
in Lajme
0
Valon Syla godet Hekuran Muratin: Qysh ki me ja qitë rrogën vetit-rrogat si deputet si ministër apo dy rroga
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Syla ka komentuar daljen e Muratit në konferencë për shtyp, për të cilin tha se ai po insiston se është ministër në detyrë i një Qeverie në detyrë, edhe pse kanë dhënë dorëheqje.

Tutje, Syla tha se Murati s’po din si duhet me i ekzekutu rrogat në këtë situatë: “A e merr rrogën ky vet si Ministër i Financave edhe si deputet, apo veç si ministër në dorëheqje?”

“Hekurani po e han hekurin në konferencë shtypi. Po kallxon qysh edhe kemi jep dorëheqje, por edhe dalim në punë. Por spo e din qysh duhet me i qit rrogat tani… a e merr rrogën ky vet si Ministër i Financave edhe si deputet, apo vec si ministër në dorëheqje… por ky po insiston se është ministër në detyrë i një Qeverie në detyre edhe pse kanë jep dorëheqje.

Në esencë këta janë do mashtrues hajduka që e kanë degradu gjithckafin dhe si shkurt janë një Qeveri e Kaklecave që kakizmin rrenën dhe llaskucin e kanë për ekspertizë.”, ka shkruar Syla.

Duhet theksuar se dje përmes një letre, Kurti ka deklaruar dorëhqejen e tij bashkë me kabinetin qeveritar.

Por si duket kjo ka qenë më shume një mashtrim nga ana e tij dhe kabinetit të tij, pasi ata sot kane dalë ne zyra duke mbajtur edhe mbledhje qeveritare.

Ndërsa sot Murati në konferencë për medi u pyet se a do të paguhet edhe si deputet, edhe si ministër? Murati ‘s’e di saktë’, ai tha se nuk është përgatitë për këtë pyetje, por do shohin praktikat e kaluara/gazetametro.net

Related

Previous Post

Abdixhiku: Nesër marrim pjesë në seancë, kabineti qeveritar të dorëhiqet- zvarritjet tjera janë kalkulime për dëmtimin e rendit kushtetues

Next Post

“Kosova gati sikur Palestina”, Kajtazi akuzon Kurtin për dështime dhe korrupsion

Next Post
“Kosova gati sikur Palestina”, Kajtazi akuzon Kurtin për dështime dhe korrupsion

“Kosova gati sikur Palestina”, Kajtazi akuzon Kurtin për dështime dhe korrupsion

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.