Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vargjet që lindën për liri, varrosën Donikën

Nga Baton Haxhiu

Valon Arifi by Valon Arifi
21/08/2025
in Lajme
0
Vargjet që lindën për liri, varrosën Donikën
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”.

Në gojën e Jusufit, këto janë vargje të shenjta. Ashtu i ka menduar. E ka pas bindje. Në statusin e Donikës, ato kthehen në farsë.

Ta provojme sqarimin e tyre ne kohën dhe lëkurën e Donikës politikane se çfarë domethënje kanë këto vargje.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja…” E sakt, vërtet e zorshme, sepse Donika nuk e zgjodhi kurrë. Ajo zgjodhi rrugën më të lehtë, t’i dorëzojë dosjet e luftëtarëve në Hagë. Ajo nuk e pa nderin si barrë të Jusufit, por si bagazh për ta hedhur në dorë të huaj. Dhe tani e përdor vargun si stoli manipulimi, kur e vërteta është se rrugën e nderit, Donika e shmangu jo gjithë jetën, por për një kohë të gjatë.

Pastaj, vargu i dytë:

“…po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.”,

Për Jusufin, po. Për të bijën, jo. Ajo nuk ka ecur ose më mirë thënë nuk po ecen në këtë rrugë. Për të, e vetmja rrugë e vërtetë ka qenë ajo që e çon në zyrën e radhës të Albin Kurtit. Një rrugë e mbushur jo me sakrificë, por me servilizëm. Dhe kjo është ironia që ther, kur e reciton ajo, fjalia bëhet pasqyrë e boshllëkut.

Pstaj vargu i tretë:

“Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!” .

Jusufi e gjeti nderin në vdekjen e tij, në jetën e flijuar. Donika, nëse e ka kërkuar ndonjëherë, e ka gjetur vetëm turpin duke cituar sinçeritetin e Jusufit në paftyrësinë e vetvetes. Sepse nuk ka heroizëm në dorëzim, nuk ka nder në shndërrimin e një trashëgimie të shenjtë në status politik. Ky varg është si një epitaf që i vishet pa dëshirë, kush u mundua për nder, gjeti nder(Jusufi), Kush u mundua për pushtet, gjeti 57 vota (Donika).

Related

Previous Post

Akuzohet nga Prokuroria se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad, Alban Bibaj nuk e pranon fajësinë

Next Post

Nesër Xhade Fest e kthen Preshevën në qendër të kulturës rajonale

Next Post
Nesër Xhade Fest e kthen Preshevën në qendër të kulturës rajonale

Nesër Xhade Fest e kthen Preshevën në qendër të kulturës rajonale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.