Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vazhdon agonia-pritet edhe një krizë kushteuse

Valon Arifi by Valon Arifi
28/08/2025
in Lajme
0
Vazhdon agonia-pritet edhe një krizë kushteuse
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjtën u mbajt seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, ku edhe në këtë seancë nuk u arrit të zgjedhet nënkryetari nga komuniteti serb, ndërsa seanca u shtye për të shtunën e 30 gushtit, shkruan Gazeta Metro.

Edhe kjo seancë siç rëndom ka ndodhur, nisi me vonesë rreth 40 minuta, ndërkaq përzgjedhja e kandidatëve u bë përmes shortit, por pavarësisht shumë tentimeve, nuk u arrit që të votohej nënkryetari i pestë.

I pari që provoi fatin ishte Branislav Nikoliq, i cili nuk mori asnjë votë. Pas tij, edhe bashkë partiaku Zlatan Elek, ndonëse u votua tri herë, dështoi të zgjidhej. Pa sukses mbetën edhe Stefan Kovaçeviq, Sërxhan Popoviq dhe Igor Simiq.

Edhe kandidati i preferuar i kryeministrit Kurti, Nenad Rashiq, nuk arriti të marrë votat e nevojshme. Për të ishin pro 56 deputetë, ndërsa me dështimin e Rashiqit kryesuesi i seancës, Dimal Basha e ndërpreu seancën me arsyetimin se Rashiq mund t’i marrë votat në një seancë tjetër.

Pas mbylljes së seancës pati deklarime nga pozita e opozita.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për angazhimin e madh rreth Rashiqit, duke thënë se PDK ka abstenuar pasi procesi është “i paqëndrueshëm nga pikëpamja kushtetuese”.

Igor Simiq nga Lista Serbe paralajmëroi ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar shortin për nënkryetar si antikushtetues.

Të kundërtën e Simiq, e tha pretendenti për tu ulur në karriken e nënkryetarit Nenad Rashiq, ku sipas tij votimi për ta vendosur atë në këtë pozitë nuk është antikushtetues.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, pyeti: “Nëse jo Rashiq, kush nga pakica serbe duhet të zgjidhet nënkryetar Kuvendi?”. Ai tha se VV ka qenë konsistente në refuzimin e kandidatëve të Listës Serbe, ndërsa Rashiqin e sheh si ndryshe, pasi ai e njeh shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Pa zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kuvendi mbetet në ngërç, ndërsa të gjithë sytë janë drejt seancës së ardhshme për të vendosur për këtë post kyç./gazetametro.net

Related

Previous Post

Begaj nderon bërthamën e parë të UÇK’së: Historiku i çlirimit të Kosovës nis në Surrel

Next Post

Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak që shërbeu në KFOR dhe të dashurës së tij serbe

Next Post
Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak që shërbeu në KFOR dhe të dashurës së tij serbe

Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak që shërbeu në KFOR dhe të dashurës së tij serbe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.