Prizren, 27 tetor 2025 – Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Sipas burimeve nga Periskopi, operacioni është ende në zhvillim, ndërsa Policia e Kosovës po bastis shtëpinë e prokurorit të arrestuar.
Aksioni po zhvillohet në koordinim të ngushtë mes PSRK-së dhe Policisë, si pjesë e hetimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë.
Pamje nga bastisja janë publikuar nga “Betimi për Drejtësi”.

