Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, pasi kjo e fundit nuk e lejoi Salih Mustafën të vizitojë prindin e tij, i cili sot ka ndërruar jetë.
Në reagimin e tij publik, Behrami e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “fashiste dhe çnjerëzore”, duke e konsideruar vendimin e saj si të papranueshëm dhe pa ndjeshmëri njerëzore.
Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafa dhe për Salih Mustafën në këtë moment të rëndë.
Postimi i Behramit:
Gjykatë fashiste dhe çnjerëzore!
Ngushëllime familjes Mustafa! Ngushëllime Calit!

