Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vetëvendosje përjashton aktivistin që u arrestua në operacionin antidrogë

Lëvizja Vetëvendosje tha se njëri prej të arrestuarve në aksionin e së martës policor është anëtar i këtij subjekti politik, duke shtuar se është marrë vendim që i njëjti të përjashtohet.

Valon Arifi by Valon Arifi
04/06/2025
in Lajme
0
Vetëvendosje përjashton aktivistin që u arrestua në operacionin antidrogë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bëhet fjalë për Shemsi Bahtirin, i cili u kap dje në aksionin e Antidrogës të urdhëruar nga Prokuroria Speciale.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, subjekti në pushtet ka thënë se e mbështet aksionin policor kundër trafikimit të drogës, që u krye nga Policia, Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Europolin.

Sipas këtij subjekti, nga autoritetet policore s’kanë pranuar informacion zyrtar me të dhënat personale për të arrestuarin.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! përshëndet dhe mbështet aksionin e gjerë të arrestimit të rrjetit të trafikimit të drogës të kryer këto ditë nga Policia dhe Prokuroria në kordinim me Europolin. Ne inkurajojmë secilin anëtarë, por edhe qytetarët e vendit që të sinjalizojnë çfarëdo fenomeni të tillë në Policinë e vendit. Paçka se duam të njoftojmë se si Lëvizjes VETËVENDOSJE! jo rrallë herë kemi bërë denoncime të tilla përmes anëtarëve e aktivistëve tanë. E njëjtë do të vijojmë të bëjmë. Në anën tjetër, nga mediat kuptuam se njëri prej 22 arrestuarve është aluduar si i afërt me subjektin tonë. Ndonëse nga Prokuroria apo Policia nuk kemi parë asnjë informatë zyrtare me të dhënat personale të të arrestuarve”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Vetëvendosje shtoi se vendimi për largimin e aktivistit të partisë qëndron në fuqi deri në sqarimin dhe verifikimin e plotë “nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë me atë të organeve të drejtësisë”.

22 persona janë arrestuar të martën në operacionin policor në katër rajone, ku u sekuestruan para, armë, vetura dhe gjëra të tjera.

Related

Previous Post

Presidenca: Datën e zgjedhjeve e caktojmë ditëve në vijim

Next Post

Izraeli sulmon Sirinë pas raketave të lëshuara mbi kufirin e saj

Next Post
Izraeli sulmon Sirinë pas raketave të lëshuara mbi kufirin e saj

Izraeli sulmon Sirinë pas raketave të lëshuara mbi kufirin e saj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.