Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

VIAL Community, forumi i parë edukativ në gjuhën shqipe

VIAL Community, ose ndryshe ViAl Voice, është një forum kushtuar entuziastëve të kriptomonedhave dhe materialeve edukative rreth tyre. Ai është i ndarë në 8 kategori, ku gjithsecila nga kategoritë do të trajtojë tema të caktuara rreth edukimit, shkëmbimit të eksperiencave, etj.

rinor_post by rinor_post
27/07/2022
in Shëndeti
0
VIAL Community, forumi i parë edukativ në gjuhën shqipe
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

1. Diskutime; në këtë kategori mund të gjeni dhe të postoni tëma rreth aktualitetit, politikës apo edhe showbizit. Kjo është e vetmja kategori që nuk i dedikohet kriptove.

2. Të rejat e fundit; kjo kategori do ju mbajë të informuar rreth çdo ngjarje apo lajmi në kohë reale rreth kriptoaseteve. Këtu ju mund të diskutoni me përdoruesit e tjerë se si këto lajme do ndikojnë në tregun e kriptos.

3. Bota e Bitcoin; këtu do gjeni çdo informacion të nevojshëm rreth Bitcoin në mënyrë që të kuptoni më mirë se si kjo monedhë funksionon. Në këtë kategori ju mund të diskutoni me pjestarët e tjerë dhe mund të shkëmbeni njohuritë tuaja me njëri-tjetrin.

 

4. Bota e Investimeve; mund të zgjeroni rrjetin tuaj të miqë dhe të diskutoni rreth trendeve dhe mundësive më të mira në të gjithë sektorët e investimeve, jo vetëm në kripto.

 

5. Bota e Altcoin; Një kategori kushtuar Altcoin-eve ku ju do mësoni më shumë rreth potencialit të tyre, teknologjië ku bazohen, Web 3.0, etj.

Lexo: Idetë e biznesit nga të rinjtë, Start-Up City kurorëzon fituesit në edicionin e katërt

6. Bota e NFT; kohëve të fundit në tregun e artit digjital po lançohen shumë projekte, por në këtë kategori ju do informoheni rreth projekteve më të mira dhe të njohura.

7. Media; në kategorinë e medias ju do mësoni rreth eventeve të ardhshme si dhe daljeve publike që VIAL do zhvillojë.

8. Prezanto idenë tënde; Nëse po mendoni të zhvilloni një ide tuajën dhe të nevojitet një komunitet nga i cili mund të marrësh këshilla ose të gjesh partnerë në sipërmarrje, kjo kategori është pikërisht ajo që të duhet.

Si të postojmë në VIAL?

Qëllimi kryesor i forumit të VIAL është të krijojë një komunitet me entuziastë të mirëinformuar rreth kriptoaseteve, pasi në këtë mënyrë lind nevoja e komunikimit me pjesëtarë të këtij komuniteti.

Për të krijuar një profil në këtë forum dhe për të filluar angazhimin tuaj, ju duhet të ndiqni këto hapa të thjeshtë (emoji):

Regjistrohuni në forum dhe vendosni një foto profili sipas dëshirës.

Eksploroni kategoritë dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë për artikullin tuaj.

Klikoni butonin “Temë e re” dhe filloni të shkruani përmbajtjen e artikullit.

Për ta bërë formatimin e artikullit më mirë ju mund të përdorni këto opsione:
Bold – ** tekst ** (Pa hapësirë)
Italic – * tekst * (Pa hapësirë)
Headline – # teksti juaj këtu
Shtoni Emoji
Vendosni një foto
Vendosni një link

Nëse “Preview” e artikullit ju pëlqen, klikoni “Dërgo”.

Për të komentuar në një artikull ekzistues mjafton të klikoni në tab-in “Përgjigje” dhe të shprehni mendimin tuaj mbi temën e zgjedhur.

Related

Previous Post

Je një startup që do të rrisësh kapitalin? Apliko në Startup Academy

Next Post

Njihuni me njeriun që humbi më shumë para në historinë njerëzore nga kriptovalutat

Next Post
Njihuni me njeriun që humbi më shumë para në historinë njerëzore nga kriptovalutat

Njihuni me njeriun që humbi më shumë para në historinë njerëzore nga kriptovalutat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.