Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Visar Ymeri tregon arsyet e rënies së opozitës në Kosovë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/01/2026
in Lajme
0
Visar Ymeri tregon arsyet e rënies së opozitës në Kosovë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik Visar Ymeri ka identifikuar disa arsye kryesore që, sipas tij, kanë ndikuar në dobësimin e partive opozitare në Kosovë. Në  emisionin VV Show të pëbashkët me gazetarin Vehbi Kajtazi, Ymeri theksoi mungesën e një vizioni të qartë për të ardhmen dhe angazhimin të dobët në hapësirën publike.

Sipas Ymerit, partitë opozitare nuk kanë arritur të ndërtojnë një rrëfim të qartë për të treguar qytetarëve se si e shohin të ardhmen e vendit.

“Partitë politike duhet të kenë një rrëfim koherent për të ardhmen e vendit, se qysh e shohin ata. Njerëzit kanë dëshirë me dëgju qartë se qysh po ecim përpara,” u shpreh Ymeri.

Ai shtoi se mungesa e një narrative të tillë ka çuar në distancimin e qytetarëve nga opozita, duke bërë të paqartë alternativën politike ndaj pushtetit aktual.

Si arsye të dytë për dobësimin e opozitës, Ymeri përmendi mungesën e fushatës dhe prezencës së vazhdueshme mediatike, duke bërë përjashtim vetëm Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“S’ka pas fushatë. Opozita, me përjashtim të AAK-së, nuk i ka pas paraqitjet mediatike ashtu siç duhet me i pas një opozitë,” tha ai.

Ai gjithashtu ndau një përvojë personale nga koha kur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke krahasuar atë angazhim opozitar me situatën aktuale:

“Gjatë kohës sa kam qenë unë në LVV, çdo natë kemi shku në emisione. Kemi shku edhe në Tiranë vetëm për me marrë pjesë në një TV dhe jemi kthy,” theksoi Ymeri. /Qendra.INFO

Related

Previous Post

Ambasadori britanik për 2026: Qeveria e re e Kosovës të zbatojë marrëveshjet dhe të punojë për paqe me Serbinë

Next Post

Pse Vuçiq nuk po i shpall zgjedhjet e parakohshme?

Next Post
Pse Vuçiq nuk po i shpall zgjedhjet e parakohshme?

Pse Vuçiq nuk po i shpall zgjedhjet e parakohshme?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.