Një studim botuar në revistën The Lancet tregon se vdekshmëria nga sëmundjet jo-ngjitëse (NCD) ka pësuar ulje në shumicën e vendeve gjatë periudhës 2010–2019.
Hulumtimi, kryer nga James E. Bennett dhe kolegët e tij nga Imperial College London, analizoi të dhëna nga 185 vende dhe territore për të kuptuar ndryshimet në probabilitetin e vdekjes nga NCD-të deri në moshën 80 vjeç.
Rezultatet treguan se vdekshmëria u ul për gratë në 82% të vendeve dhe për burrat në 79% të vendeve, duke përfshirë 72% dhe 73% të popullsisë globale përkatësisht, shkruan MedicalXpress transmeton Qendra info.
Rënia më e madhe u regjistrua në Danimarkë, ndërsa Shtetet e Bashkuara shënuan rënien më të vogël. Në shumicën e vendeve, sëmundjet kardiovaskulare ishin faktorët kryesorë të përmirësimit, ndërsa gjendjet neuropsikiatrike dhe kanceret e pankreasit dhe mëlçisë kontribuan në rritje të vdekshmërisë nga NCD-të.
Autorët theksuan se rezultatet tregojnë se ulja e vdekshmërisë nga sëmundjet jo-ngjitëse është e arritshme edhe në vendet me nivele të ulëta fillestare të vdekshmërisë, duke theksuar rëndësinë e masave kombëtare të shëndetit publik për parandalimin dhe trajtimin e NCD-ve.