Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vizitë zyrtare në Turqi: Fakulteti Juridik në Pejë forcon bashkëpunimin ndërkombëtar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/01/2026
in Lajme
0
Vizitë zyrtare në Turqi: Fakulteti Juridik në Pejë forcon bashkëpunimin ndërkombëtar
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Prodekani i Fakultetit Juridik në Pejë, Prof. Ass. Dr. Mensur Morina, realizoi një vizitë zyrtare në Turqi, ku zhvilloi takime të rëndësishme institucionale me përfaqësues të lartë vendorë dhe arsimorë.

Gjatë vizitës, Prof. Morina u takua me Kryetarin e Komunës së Pendikut, z. Ahmet Cin, me të cilin u diskutuan dhe u dakorduan hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e arsimit të lartë, shkëmbimeve akademike dhe projekteve të përbashkëta ndërkombëtare.

Një tjetër takim me rëndësi u zhvillua me Kryetarin e Organizatës ÖNDER, z. Abdullah Ceylan, si dhe Nënkryetarin, z. Okan Özer, të cilët pritën delegacionin me mikpritje të veçantë. Organizata ÖNDER përbën një nga shtyllat kryesore të sistemit arsimor në Turqi, duke administruar mbi 4,500 shkolla dhe institucione arsimore, nga të cilat ka dalë edhe kuadri institucional i shtetit turk, përfshirë Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan.

Gjatë takimeve u theksua vlera historike, arsimore dhe shoqërore e këtyre institucioneve, të cilat konsiderohen si modele të rëndësishme për edukimin e brezave të rinj dhe formimin e lidershipit shtetëror.

Këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e Fakultetit Juridik në Pejë dhe të Universitetit “Haxhi Zeka” për ndërtimin e partneriteteve strategjike, avancimin e diplomacisë akademike dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik, duke e pozicionuar institucionin si një aktor aktiv në arenën ndërkombëtare të arsimit të lartë./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Rekordi i investimeve të huaja në Kosovë vjen nga patundshmëritë

Next Post

Sekuestrohen katër armë zjarri dhe municion në rajonin e Prizrenit

Next Post
Sekuestrohen katër armë zjarri dhe municion në rajonin e Prizrenit

Sekuestrohen katër armë zjarri dhe municion në rajonin e Prizrenit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.