Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Pas votimit, Osmani uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.
“Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike dhe me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve me të drejtë vote,” u shpreh Presidentja Osmani.
Ajo theksoi se zgjedhjet përbëjnë një proces thelbësor demokratik dhe shprehu shpresën që rezultatet zgjedhore të çojnë në krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të vendit.
Presidentja Osmani falënderoi institucionet e angazhuara për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe mediat për raportimin gjatë ditës së zgjedhjeve./Qendra.INFO

