Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), koalicioni VLEN ka siguruar fitoren në 10 komuna me shumicë shqiptare, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar 5 komuna.
Sipas rezultateve zyrtare, VLEN ka fituar në Haraçinë, Bogovinë, Dibër, Dollnen, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë, Çair, si dhe në Strugë, ku ka triumfuar kandidati i pavarur i mbështetur nga ky koalicion.
Ndërkohë, AKI ka fituar në Gostivar (me rreth 20 vota në prag të censusit), Likovë, Pllasnicë, Çashkë dhe Vrapçisht, ku do të ketë rivotim më 2 nëntor, për shkak të mungesës së censusit.

