Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vlora Çitaku për ngërçin politik: “Gjashtë muaj pa zë për pensionistët, mësuesit, policët e mjekët”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/07/2025
in Lajme
0
Vlora Çitaku për ngërçin politik: “Gjashtë muaj pa zë për pensionistët, mësuesit, policët e mjekët”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në vend, duke e cilësuar si një krizë me pasoja serioze për qytetarët dhe funksionimin e shtetit. Ajo fajësoi drejtpërdrejt Kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Albulena Haxhiu për dështimin e konstituimit të Kuvendit tash e gjashtë muaj pas zgjedhjeve.

“Ne nuk flasim më për 200 mijë pensionistë që mezi i mbulojnë barnat e ushqimin, për mijëra mësues që përballen me sfida ekzistenciale, për policët, ushtarët dhe mjekët. Nuk flasim për sektorin privat me 140 mijë punëtorë që janë në rrezik për shkak të politikave arbitrare, por vetëm për egon e Kurtit dhe ambicien e Haxhiut për karrige,” u shpreh Çitaku për EO.

Ajo theksoi se një situatë e tillë është e paimagjinueshme për një shtet që ka kaluar nëpër luftë dhe ka fituar pavarësinë me përkrahje ndërkombëtare.

Çitaku vuri në dukje edhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përmendur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe izolimin në rritje, përfshirë përçarjet me Shqipërinë.

“Sot Kosova nuk është më në tryezën e integrimeve e as në agjendën e njohjeve. Është nën sanksione të BE-së dhe ka tensionuar raportet edhe me Shqipërinë, aleaten më natyrale që kemi pasur ndonjëherë,” përfundoi ajo.

Related

Previous Post

Ferizaj: Arrestohet një 14-vjeçar me armë zjarri dhe sprej – Policia jep detaje

Next Post

Aksident në Mejë të Gjakovës – lëndohet një person

Next Post
Aksident në Mejë të Gjakovës – lëndohet një person

Aksident në Mejë të Gjakovës – lëndohet një person

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.