Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vrasja e Agon Zejnullahut në Lipjan – Gjykata e Apelit e kthen në rivendosje paraburgimin ndaj pesë policëve

Valon Arifi by Valon Arifi
21/07/2025
in Lajme
0
Vrasja e Agon Zejnullahut në Lipjan – Gjykata e Apelit e kthen në rivendosje paraburgimin ndaj pesë policëve
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit- Departamenti i Përgjithshëm ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve- rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan e cila më 9 korrik 2025 ua ka caktuar paraburgimin për një muaj nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm, PPr.nr.41/2025, të datës 09.07.2025, duke e kthyer çështjen në rigjykim”, thuhet në njoftimin e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.

Sipas Apelit, Kolegji gjykues ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

Abdixhiku: S’shoh dhe s’pres ndonjë zgjidhje në ditët e mbetura të afatit kushtetues

Next Post

Kurti thërret konferencë për medie në ora 15:00

Next Post
Kurti thërret konferencë për medie në ora 15:00

Kurti thërret konferencë për medie në ora 15:00

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.