Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017, pala e dëmtuar thotë në Apel se provat u analizuan në mënyrë selektive

Enesa Veseli by Enesa Veseli
12/03/2026
in Lajme
0
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017, pala e dëmtuar thotë në Apel se provat u analizuan në mënyrë selektive
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Apelit të enjten u elaboruan ankesat palëve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Arlind Ahmeti dhe Agron Vllasaliu në rigjykimin e tretë u dënuan me nga 16 vjet burgim për rastin e vrasjes së N.S., në qendër të Prishtinës në nëntor të vitit 2017.

Fillimisht, gjyqtarja referuese, Kadrije Goga-Lubishtani njoftoi se ndaj vendimit të Themelores, ankesë kanë parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, si dhe mbrojtja e të akuzuarve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për të elaboruar ankesën nuk ishte i pranishëm askush nga Prokuroria, por gjyqtarja Goga-Lubishtani tha se Prokuroria ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës penale dhe zbatimit të gabuar të gjendjes faktike.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Fanol Krasniqi, tha se aktgjykimi i shkallës së parë ka shumë të meta dhe se nuk janë analizuar të gjitha provat materiale e personale por janë analizuar në mënyrë selektive.

Krasniqi tha se aktgjykimi i shkallës së parë është bërë shkel e shko, dhe nëse kthehet në rigjykim ky rast, atëherë duhet të përjashtohet kryetari i trupit gjykues.

Ndërsa, pala e dëmtuar G.S., tha se që 9 vite janë shkatërruar nga gjykata e shkallës së parë me veprimet që ka bërë.

“Shpresa jonë e vetmë mbetet tek ju që të vendosni drejt dhe siç e kërkon drejtësia”, ka thënë G.S.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Asdren Hoxha tha se gjykata e shkallës së parë nuk ka marrë për bazë asnjë rrethanë lehtësuese për të mbrojturin e tij, pa arsyetuar asnjë rrethanë që lidhet me shqiptimin e dënimit maksimal pasi që i njëjti është vetëdorëzuar dhe ka bashkëpunuar edhe me organet e drejtësisë. Tha se Gjykata ka injoruar këto rrethana.

“Nëse edhe pas pranimit të fajësisë prapë të shqiptohet dënim maksimal, çka është qëllimi i pranimit të fajësisë”, ka thënë avokati Hoxha.

Ndërsa, avokati Florent Latifaj, mbrojtës i të akuzuarit Vllasaliu, tha se qëndron pranë ankesës së paraqitur, kurse për dënimin e shqiptuar nga Gjykata, tha se u dha dënim maksimal por që nuk është arsyetuar.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 prill 2019, pasi që kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, të akuzuarin Arlind Ahmeti e kishte shpallur fajtor për shtytje në vrasje të rëndë, duke shqiptuar dënim unik prej 17 vjetësh burgim. Kurse, Agron Vllasaliu gjendej në arrati.

Por, Gjykata e Apelit, në nëntor të vitit 2019, kishte vendosur që ky rast të gjykohet sërish nga gjykata e shkallës së parë, me arsyetimin se aktgjykimi i 16 prillit 2019, është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Kurse, më 13 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë sërish e kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti, duke i dënuar me nga 21 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje të tani të ndjerit N.S, në vitin 2017 në Prishtinë.

Ndërsa, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023, me rastin e ankesave të përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, avokatit Nexhmedin Sejdiu, mbrojtësve të të akuzuarit Arlind Ahmeti, avokatëve Asdren Hoxha dhe Fitim Malokaj, si dhe mbrojtësit të të akuzuarit Agron Vllasaliu, avokatit Florent Latifaj, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Më pas, Themelorja më 11 tetor 2024 pasi ua ricilësoi veprën penale në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, Ahmetin dhe Vllasaliun i dënoi me nga 16 vjet burgim. Por, rasti është kthyer sërish në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Në rigjykimin e tretë, Themelorja më 20 tetor 2025 i dënoi sërish me nga 16 vjet burgim dy të akuzuarit. Gjykata ricilësoi veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën vepër dy të akuzuarit u dënuan me nga 12 vjet burgim. Ndërkaq, për “Armëmbajtje pa leje”, u dënuan me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Ndaj tyre, u shpall dënim unik me nga 16 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 korrik 2021, Agron Vllasaliu akuzohet se më 24 nëntor 2017, në bazë të marrëveshjes paraprake me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin N.S dhe kanë rrezikuar jetën e tani të dëmtuarve, Behar Sahiti, Lumbardh Kukaj, Freskim Farizi, R. K. dhe Mërgim Kqiku.

Related

Previous Post

Si në Teheran | Vetëvendosje sulmon ambasadat perëndimore se po ndëryjnë në institucionet e Kosovës

Next Post

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Next Post
Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.