Kryeministri i rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, Ahmed al-Rahawi, u vra në një sulm izraelit në apartamentin e tij në Sanaa.
Sulmi synonte 10 ministra të lartë të rebelëve Houthi, përfshirë ministrin e mbrojtjes, ndërsa ata ishin mbledhur në një vend jashtë Sanaas për të dëgjuar një fjalim të planifikuar nga udhëheqësi i grupit, Abdul Malik al-Houthi.
Al-Rahawi ka shërbyer për rreth një vit si Kryeministër nën administratën e rebelëve Huthi. Roli i tij ka qenë kryesisht administrativ, dhe jo ushtarak apo politik.
Zyrtarë të lartë në qeverinë Houthi u eliminuan gjithashtu në sulmin ndaj një ndërtese në një kompleks sigurie ngjitur me kompleksin e pallatit presidencial në Sanaa, i cili ishte një nga objektivat e sulmuar.
Sulmet e Forcave Ajrore Izraelite u kryen gjatë një fjalimi nga udhëheqësi i rebelëve Huthi, Abdul-Malik al-Houthi.
Një zyrtar sigurie tha se objektivi kryesor ishte një mbledhje e anëtarëve të lartë të organizatës, e përshkruar si një lloj takimi kabineti ku merrnin pjesë si udhëheqës ushtarakë ashtu edhe ministra Huthi.
Izraeli beson se midis të eliminuarve në sulm ishin Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Huthëve, ky i fundit ishte plagosur në një sulm të mëparshëm që i atribuohej Izraelit.