Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vuk Drashkoviq: Ky Vuçiq nuk është më ai të cilin e kam mbështetur

Valon Arifi by Valon Arifi
07/08/2025
in Lajme
0
Vuk Drashkoviq: Ky Vuçiq nuk është më ai të cilin e kam mbështetur
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është më ai njeri që dikur e ka mbështetur, duke theksuar se nuk kalon asnjë ditë që kreu i shtetit nuk e shkelë Kushtetutën disa herë.

“Pas vitit 2015 e kuptova që përkushtimi i tij formal ndaj Bashkimit Evropian, ndaj integrimeve evropiane – ishte një manipulim. Që ai në fakt nuk e dëshiron BE-në. Dhe se e vetmja gjë që dëshiron është të marrë mbështetjen e tyre, si financiare, ashtu edhe politike – përmes manipulimeve”, ka thënë Drashkoviqi në një intervistë për të përjavshmen serbe “Nedelnik”.

Ai ka thënë se momenti kur e ka kuptuar që Vuçiqi nuk është ai për të cilin paraqitet ndodhi menjëherë pas kthimit të Sheshelit nga Haga dhe ndërhyrjes së Putinit në Ukrainë dhe pushtimit të pjesëve të Donbasit. Kjo ndodhi në vitin 2014, transmeton Paparaci.

Drashkoviqi ka theksuar se kishte mbështetur angazhimin publik të Vuçiqit për integrimet euroatlantike, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“E kam mbështetur premtimin e tij publik nëpërmjet mediave se do të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse vrasësit e Sllavko Quruvijës nuk akuzohen dhe nuk vihen para drejtësisë. E kam mbështetur premtimin e tij se Serbia, sado që kjo do të na dhembë, do të tronditej nga e vërteta se kush i vrau gjashtë djem serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, në dhjetor të vitit 1998, dhe me urdhër të kujt, si dhe nga fakti se vrasësit nuk ishin as shqiptarë, as të huaj”, ka thënë Drashkoviqi.

Ai ka shtuar se e kishte mbështetur Marrëveshjen e Brukselit, me plot shpresë se bëhej fjalë për një transformim të sinqertë të Vuçiqit, i cili ishte akuzuar se e ka tradhtuar opozitën e cila ishte kundër Marrëveshjes së Brukselit dhe që duartrokiste në Sheshin e Republikës atyre peshkopëve që shërbyen përkujtimore për nënshkruesit ende të gjallë të marrëveshjes”.

“E, pikërisht atë Vuçiq dhe një Vuçiq të tillë e kam mbështetur fuqishëm – dhe aspak nuk pendohem. Mirëpo ky njeri nuk është më ai njeri”, ka thënë Drashkoviqi./Paparaci.com

Related

Previous Post

Europa përballet me rritje të konsumit të cigareve të paligjshme – Humbje miliardëshe dhe sfida për një të ardhme pa tym

Next Post

Patatet e skuqura mund të rrisin rrezikun për diabetin e tipit 2

Next Post
Patatet e skuqura mund të rrisin rrezikun për diabetin e tipit 2

Patatet e skuqura mund të rrisin rrezikun për diabetin e tipit 2

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.