Lëvizja Vetëvendosje ka lënë të hapur mundësinë që kryeministri Albin Kurti t’i drejtohet me letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, për një takim lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, tha se partia është serioze për zgjidhjen e çështjes së presidentit dhe nuk përjashtohet formalizimi i ftesës, ndonëse – sipas tij – edhe ftesat gojore janë zyrtare.
Ai theksoi se pritet një takim Kurti–Hamza dhe shprehu shpresën që përmes komunikimit të tejkalohet ngërçi politik, duke shtuar se përgjegjësia për shmangien e zgjedhjeve bie edhe mbi opozitën.
Në anën tjetër, nga Partia Demokratike e Kosovës, deputeti Arian Tahiri ka akuzuar Kurtin për mungesë serioziteti, duke thënë se ai po synon ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, pavarësisht deklaratave publike, Albin Kurti ende nuk i ka dërguar një ftesë zyrtare Bedri Hamza për takim

