Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

VV me sulme e pakënaqësi ndaj Gjykatës pas aktgjykimit, nesër kuptohet se a do ta respektojnë atë

19/08/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
VV me sulme e pakënaqësi ndaj Gjykatës pas aktgjykimit, nesër kuptohet se a do ta respektojnë atë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Plot 10 ditë pasi nxori vendimin, Kushtetuesja publikoi edhe aktgjykimin e plotë për krizën institucionale që ka kapluar vendin tash e sa muaj. Si njoftimi ashtu edhe aktgjykimi për shumëkënd ishin një zgjidhje e nyjës që ka lidhur kuvendin për kaq kohë, dhe një rrugë e qartë përpara për konstituimin e parlamentit. Votim të hapur, një kandidat të propozohet deri në tri herë, dhe të gjithë deputetët të votojnë – këto ishin pikat kryesore përmes së cilave Kushtetuesja hapi mundësitë për ecur tutje. Nesër nga ora 11:00 përfundimisht merret vesh nëse VV dhe kryesuesi i dirigjuar nga ajo do ta respektojnë fjalën e Gjykatës.

‘‘S’e di cila do të jetë zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, kishte deklaruar lideri i LVV-së Albin Kurti për gazetarë para disa javësh teksa po shqyrtoheshin lëndët që kishin dërguar partitë “opozitare” për ta adresuar bllokadën.

Por, VV pasi e ka parë njoftimin që e nxori Gjykata me 8 gusht i ka ndryshuar fjalët, bashkë me partinë  edhe Kurti.

Dje, ai haptas la të kuptohet se mund ta kundërshtojnë dhe të mos e respektojnë.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

Pas fjalëve të Kurtit nisi edhe seria e sulmeve të VV’së ndaj Gjykatës.

Në reagimin e saj ky subjekt saj aludoi se vonesa për publikimin e vendimit tregon pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cenon demokracinë.

‘‘10 ditët e Aktgjykimit  Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri.

Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cënon demokracinë’’, u tha mes tjerash nga VV-ja.

Kjo parti shkoi edhe më tej. Nga ta u tha se, në arsyetimin e kësaj gjykate nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë.

‘‘Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë  eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses’’, u shtua nga VV-ja.

Sigurisht që ky deklarim i publikuar në faqen e VV-së ishte veç fillimi i sulmeve. Reagim erdhi edhe nga Vigan Qorolli, zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë. Ky i fundit, vlerësoi se urdhri i Kushtetueses që një kandidat të propozohet vetëm tri herë, sipas tij, përbën tejkalim të mandatit.

‘‘E drejta e tri herave për një kandidat për Kryetar Kuvendi nuk ekziston në tekstin e Kushtetutës. Ky kufizim është krijuar nga Gjykata Kushtetuese pa bazë shprehimisht kushtetuese dhe pa precedent ndërkombëtar. Kur gjykata shpik një rregull numerik të tillë – nuk e ka kryer detyrën e saj primare: e që është interpretimi i Kushtetutës dhe kjo gjë qartësisht përbën tejkalim të mandatit të saj kushtetues’’, tha ai.

Reagim për këtë situatë pati edhe nga deputeti Dimal Basha. I njëjti në një reagim të bërë në Facebook ju drejtua partive të tjera duke thënë se sipas tij askush ‘’nuk habitet’’ që ato fitojnë në gjykata.

‘‘Nuk habitet kush që fitoni me gjykata, por në popull jeni t’humbur gjithë!’’, shkroi Basha.

Nuk mungoi as Hekuran Murati.

Ky i fundit u tregua më i ashpër se sa dy të lartpërmendurit. Ai tha se aktgjykimi Kushtetueses, sipas tij, ‘‘duket sikur është shkruar në zyrat e PDK-së’’

‘‘Kryesuesi i Seancës Konstituive z. Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga data 15 prill e deri me 26 korrik kanë vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse marrim për bazë Aktgjykimin KO119/2014.  Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar.  Por ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja. Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata’’, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër nga ora 11:00. Aty do të shihet se a do të veprojë Dehari sipas udhëzimeve të Gjykatës apo do t’i ndjek ato të partisë.

Related

Previous Post

Si të përgatisni në shtëpi pije detox ?

Next Post

Solid Shoes paralajmëron zhvendosjen e prodhimit në Kukës – pasiguria energjetike rrezikon eksportet dhe vendet e punës

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Mbappe nis sezonin 2025/26 me gol: Gara për Këpucën e Artë në Spanjë ndizet që në javën e parë

Mbappe nis sezonin 2025/26 me gol: Gara për Këpucën e Artë në Spanjë ndizet që në javën e parë

20/08/2025
Nesër seanca konstituive: Në rend të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot: Zgjedhja e kryeparlamentarit në fokus

20/08/2025
Sot temperaturat arrijnë në 31 gradë Celsius

E mërkura sjell diell dhe temperatura të larta në Kosovë dhe fqinjësi

20/08/2025
Lista e ekipeve të kualifikuara për Ligën e Kampionëve UEFA 2025/26 dhe rezultatet e fundit të fazës kualifikuese

Lista e ekipeve të kualifikuara për Ligën e Kampionëve UEFA 2025/26 dhe rezultatet e fundit të fazës kualifikuese

19/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Mbappe nis sezonin 2025/26 me gol: Gara për Këpucën e Artë në Spanjë ndizet që në javën e parë

Mbappe nis sezonin 2025/26 me gol: Gara për Këpucën e Artë në Spanjë ndizet që në javën e parë

20/08/2025
Nesër seanca konstituive: Në rend të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot: Zgjedhja e kryeparlamentarit në fokus

20/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info