Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

VV-së nuk i pëlqen aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin, reagimi i Bashës konsiderohet problematik

Enesa Veseli by Enesa Veseli
29/01/2026
in Lajme
0
VV-së nuk i pëlqen aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin, reagimi i Bashës konsiderohet problematik
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese dje ka nxjerr aktgjykimin në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Kushtetuesja ka vlerësuar se zgjedhja e Nenad Rashqit nënkryetar i Kuvendit në legjislaturën e kaluar ka qenë antikushtetuese.

Aktgjykimi në fjalë ka nxitur reagime të ndryshme. Derisa shoqëria civile dhe juristët e kanë vlerësuar si të drejt, pushteti e ka kritikuar aktgjykimin.

Ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë me dije se ky aktgjykim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Më herët pranova Njoftimin për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, dhe vlerësoj se i njejti është në shpërputhje me Kushtetutën (67.4) dhe përmban gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse. E para, Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit, sepse Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili “bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare.” Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat”, ka vlerësuar ai, duke e vazhduar kritiken e tij.

“Gjykata, në Njoftimin e saj thekson se “z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb”.”, ka shkruar ai.

Qëndrimi i Bashës është kritikuar nga shoqëria civile.

Eugen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se reagimi i Bashës është problematik.

“Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin nga komuniteti serb nuk solli diçka të re, por e thelloi dhe e qartësoi logjikën e vendimit paraprak. Aktgjykimi rikonfirmon se kush e propozon përfaqësuesin e komunitetit serb në Kryesinë e Kuvendit dhe deri ku shtrihet vullneti i shumicës shqiptare në zgjedhjen e tij. Në këtë kontekst, konsideroj që reagimi i Kryetarit të Kuvendit është problematik sepse e barazon moszgjedhjen me mospropozimin dhe, mbi këtë bazë, e arsyeton kalimin në short. Gjykata ka thënë të kundërtën. Deputetët serbë nuk refuzuan të propozojnë. Ata i shfrytëzuan të gjitha të drejtat e tyre duke propozuar nëntë kandidatë. Fakti që këta kandidatë nuk i morën votat e shumicës parlamentare nuk e shndërron këtë në bllokadë nga komuniteti dhe nuk e aktivizon automatikisht mekanizmin e imponimit”, ka shkruar ai

Sipas tij, Basha nuk është interpretues përfundimtar.

“Edhe më shqetësuese është përpjekja e Kryetarit për t’u pozicionuar si interpretues përfundimtar i normave, duke u thirrur në rolin e tij si interpretues i Rregullores gjatë seancës. Ky rol është instrument për menaxhimin e procedurës në sallë, e kurrsesi imunitet nga kontrolli kushtetues. Nëse kjo logjikë do të pranohej, çdo shkelje e neneve të Kushtetutës që lidhen me Kuvendin do të mund të justifikohej thjesht si “interpretim i rregullores”, duke e zbrazur nga përmbajtja vetë rolin e Gjykatës Kushtetuese”, ka vlerësuar ai.

Related

Previous Post

Janjiq: SHBA po përgatit një dokument kyç për dialogun Kosovë–Serbi

Next Post

Infeksioni mykotik i thonjve: si ta dalloni problemin dhe çfarë ndihmon vërtet

Next Post
Infeksioni mykotik i thonjve: si ta dalloni problemin dhe çfarë ndihmon vërtet

Infeksioni mykotik i thonjve: si ta dalloni problemin dhe çfarë ndihmon vërtet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.