Gjatë një transmetimi “live” në TikTok, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë hapur detaje mbi përballjet e saj me Gjestin pas përfundimit të reality show-t.
Ajo tregoi se janë takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel-it, ashtu edhe në palestër. Për të shmangur përplasjet apo kontaktet e pakëndshme, Xheneta ka marrë masa të vetëdijshme për të mos u ndeshur me të:
“Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin,” tha modelja shqiptare, duke nënkuptuar qartë dëshirën për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë.
E pyetur rreth marrëdhënies së tyre aktuale, ajo rrëfeu një moment të fundit komunikimi:
“Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë,” u shpreh Xheneta.
Sipas saj, edhe kur janë parë nga afër, ka vënë re një ndjesi të çuditshme nga ana e Gjestit:
“Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman, se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu,” tha ajo me ironi.
Deklaratat e saj kanë rikthyer vëmendjen te marrëdhënia e tensionuar mes saj dhe Gjestit, duke treguar se tensionet midis tyre nuk janë fashitur as pas përfundimit të spektaklit.