Kandidati për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë dje nga zyrtari i VV-së, Armend Muja, i cili pretendoi se Kosova po shkëmben energji elektrike me Danimarkën.
Sipas Ymerit, të dhënat zyrtare nga Danimarka tregojnë se nuk ka pasur shkëmbim të rrymës me Kosovën, përkundër asaj që pretendon pushteti aktual.

