Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ymeri: Vota për Vetëvendosjen është e djegur, Kurti po e paralizon shtetin

Valon Arifi by Valon Arifi
26/06/2025
in Lajme
0
Ymeri: Vota për Vetëvendosjen është e djegur, Kurti po e paralizon shtetin
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se Albin Kurti ka keqpërdorur besimin e qytetarëve pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ymeri në “VV Show” thekson se qytetarët duhet ta kuptojnë se një votë për Vetëvendosjen nuk po prodhon institucione, por bllokim të tyre.

“Tash duhet me kuptu qytetari se vota për Vetëvendosjen, fatkeqësisht, është votë e humbur, e djegur”, u shpreh Ymeri.

Ai theksoi se 42% e qytetarëve që votuan për LVV-në në zgjedhjet e shkurtit “iu ka djeg vota”, pasi nuk janë krijuar institucionet.

Sipas tij, Albin Kurti ka mashtruar qytetarët duke kërkuar votën me premtimin për të ndërtuar qeveri dhe për të zbatuar programin, por më pas e ka përdorur atë për ta bllokuar shtetin.

“Ky është mashtrim. Ai të ka mashtru. Ka thënë ama votën te bëj qeverinë dhe të vazhdoj. Ia ke jap votën e ai spo e bën qeverinë. Njerëzit e votojnë partinë politike me shku me kriju qeverinë edhe me zbatu atë program me të cilin më ke bind. Kjo është ideja. Secili qytetar del në zgjedhje për me zgjedh përfaqësimin institucional, me kriju kuvend, qeveri dhe institucione tjera. E jo për me ia dhanë një njeri i cili pastaj e shfrytëzon atë votë për me uzurpu qeverinë, me blloku kuvendin e me paralizu shtetin, qysh ka bë Albin Kurti”, ka thënë Ymeri.

Related

Previous Post

“Babushi është në shtëpi”: Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë

Next Post

Rama në samitin e NATO-s, Kurti në ekspozitë në qendër tregtare

Next Post
Rama në samitin e NATO-s, Kurti në ekspozitë në qendër tregtare

Rama në samitin e NATO-s, Kurti në ekspozitë në qendër tregtare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.