Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbarkim i Policisë në disa qytete – rrëzohet rrjeti i drogës, ka të arrestuar!

Valon Arifi by Valon Arifi
03/06/2025
in Lajme
0
Zbarkim i Policisë në disa qytete – rrëzohet rrjeti i drogës, ka të arrestuar!
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar sot në qytetet Prishtinë, Gjilan, Suharekë, Pejë dhe Viti, ku njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve, të asistuara nga Forcat Speciale të Policisë së Kosovës, kanë bastisur disa lokacione të dyshuara si pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, bastisjet janë kryer në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente dhe janë pjesë e një hetimi të koordinuar me Prokurorinë, që kishte nisur prej javësh.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar disa persona, të cilët dyshohen për përfshirje në aktivitet të paligjshëm me substanca narkotike. Të arrestuarit aktualisht janë duke u intervistuar, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse të gjithë do të ndalohen me vendim të prokurorit.

Sipas Policisë, operacioni është ende në zhvillim, dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera gjatë ditës.

Ky aksion konsiderohet si një goditje e fortë ndaj rrjeteve të shpërndarjes dhe trafikimit të drogës në vend, dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve të sigurisë për luftimin e krimit të organizuar.

Qendra.Info do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e mëtejshme, sapo të dalin detaje zyrtare nga Policia dhe Prokuroria.

Related

Previous Post

Ekskluzive: Antidroga zbarkon në disa qytete të Kosovës – bastisje të njëkohshme për kapjen e trafikantëve të drogës

Next Post

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Next Post
Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.