Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbulohet një punishte ilegale armësh në veri, policia bastis tri lokacione, një i arrestuar

Një punishte ilegale armësh është zbuluar gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, i zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me urdhër të gjykatës kompetente.

Valon Arifi by Valon Arifi
07/05/2025
in Lajme
0
Zbulohet një punishte ilegale armësh në veri, policia bastis tri lokacione, një i arrestuar
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer në tri lokacione të ndryshme, ndërsa në njërin prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve si dhe makineri që dyshohet se përdorej për ndërhyrje dhe modifikim të armëve.

Gjatë operacionit është arrestuar një person i dyshuar, i cili më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshime për veprat penale:

“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi origjinën apo destinacionin e mundshëm të armëve.

Related

Previous Post

Gjuriq: “Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE sepse Serbia nuk e lejon këtë”

Next Post

Presidenti Vuçiç udhëton drejt Moskës për të marrë pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj

Next Post
Presidenti Vuçiç udhëton drejt Moskës për të marrë pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj

Presidenti Vuçiç udhëton drejt Moskës për të marrë pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.