Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet në 2026

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/12/2025
in Lajme
0
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet në 2026
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ku po zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore për vendin.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat i cilësojnë të pabazuara.

Sipas aktakuzës, ata ngarkohen me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, por të katër kanë mohuar fajësinë që në paraqitjet e para në gjykatë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle në një përgjigje për “Front Online” ka bërë të ditur se trupi gjykues ka miratuar një urdhër të ri procedural, i cili përcakton afatet dhe udhëzimet për fazat e mbetura të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata ka caktuar 19 janarin 2026 si afat përfundimtar që Prokuroria dhe Mbrojtja të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore.

‘’Trupi Gjykues caktoi gjithashtu 19 janarin 2026 si afat për Prokurorinë dhe Mbrojtjen për të paraqitur dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre, dhe për Mbrojtjen e Viktimave për dorëzimin e deklaratës mbi pasojat e krimeve të pretenduara për 155 viktima pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore’’, thuhet në deklaratën e Doyle.

Deklaratat përfundimtare të palëve, sipas zëdhënësit Doyle janë planifikuar të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, duke shënuar fundin e pjesës publike të gjykimit.

“Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026. Pas kësaj, Trupi Gjykues do të mbyllë çështjen gjyqësore dhe do të fillojë fazën e kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit. Aktgjykimi duhet të shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore. Në qoftë se rrethanat kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, ai mund të zgjatet për 60 ditë shtesë’’, përfundon përgjigja e Doyle.

Related

Previous Post

Presidenti Begaj: “Dhjetori ’90 hapi rrugën e Shqipërisë europiane”

Next Post

Bardiqi kandidat për deputet nga VV-ja, gazetarja Ramaj: Nuk i bën nder as atij e as partisë

Next Post
Bardiqi kandidat për deputet nga VV-ja, gazetarja Ramaj: Nuk i bën nder as atij e as partisë

Bardiqi kandidat për deputet nga VV-ja, gazetarja Ramaj: Nuk i bën nder as atij e as partisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.