Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ku bisedimet u fokusuan tek procesi i integrimit evropian dhe bashkëpunimi për sigurinë rajonale.
Zelensky falënderoi Serbinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Ukrainës dhe për përkushtimin ndaj çështjes së fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.
Ndërkohë, të martën Zelensky vizitoi qytetin e vijës së frontit, Kherson, duke folur për masat që do të forcojnë mbrojtjen e qytetit përballë sulmeve të vazhdueshme me dronë nga Rusia.

