Kumanovë, 08 Tetor 2025 — Policia maqedonase ka arrestuar në komunën e Kumanovës një grua të dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortit të saj. Bëhet fjalë për A.A., 43-vjeçare nga Tetova, e cila dyshohet se ka qëlluar me armë Zekirija Shahinin në qendër të qytetit më 6 tetor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se bashkë me arrestimin e saj, janë thirrur për intervistim edhe gjashtë persona të tjerë lidhur me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Po ashtu, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, njofton MPB.
Mjeku Zekirija Shahini, kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, mbeti i plagosur nga sulmi dhe pas trajtimit në Spitalin e Kumanovës, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.