Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zgjedhja e Liderit të ri Suprem, Putin uron Mojtaba Khamenei: Rusia, mbështetje të palëkundur për Iranin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/03/2026
in Lajme
0
Zgjedhja e Liderit të ri Suprem, Putin uron Mojtaba Khamenei: Rusia, mbështetje të palëkundur për Iranin

In this image made from video released by the Russian Presidential Press Service, on Wednesday, March 12, 2025, Russian President Vladimir Putin accompanied by Russian Chief of General Staff Gen. Valery Gerasimov, behind Putin, visits military headquarters in the Kursk region of Russia. (Russian Presidential Press Service via AP)

0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka uruar Mojtaba Khamenei për zgjedhjen e tij si udhëheqësi i ri suprem i Iranit dhe ka riafirmuar mbështetjen e Moskës për Teheranin.

“Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, shkruan BBC.

Udhëheqësi rus thotë se “riafirmon mbështetjen e palëkundur të Rusisë për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë” dhe premton të “mbetet një partner i besueshëm”.

“Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, veprimet tuaja në këtë pozicion të lartë padyshim do të kërkojnë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se do ta vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë kësaj sprove të rëndë”, thuhet në urimin e Putin.

Mojtaba Khamenei është zgjedhur Lideri i ri Suprem i Iranit, duke zëvendësuar të atin, Ajatollah Ali Khamenei i cili u vra nga sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Ai u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit, raportojnë mediat shtetërore. Mojtaba është një klerik 56-vjeçar i cili nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar.

Related

Previous Post

KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

Next Post

Takimi i së premtes me ambasadorët e QUINT-it, Kurti thotë se s’u diskutua situata politike

Next Post
Takimi i së premtes me ambasadorët e QUINT-it, Kurti thotë se s’u diskutua situata politike

Takimi i së premtes me ambasadorët e QUINT-it, Kurti thotë se s’u diskutua situata politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.