Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka theksuar rëndësinë e mërgatës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor.
Në një reagim në Facebook, Deliu u shpreh se pothuajse çdo familje në vend ka anëtarë që jetojnë në Perëndim, duke nënvizuar lidhjen e pandashme mes Kosovës dhe mërgatës.
“Secila familje në Kosovë e ka një pjesë të saj në mërgatë. Kjo lidhje është më e madhe se politika, më e fortë se ndarjet. Mërgata është Kosovë, kudo që jeton”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka kërkuar që mërgata të mbetet e përfshirë dhe e lidhur me proceset demokratike në vend, duke e konsideruar pjesë të pandashme të shoqërisë kosovare.

